Wp/aln/Sali Berisha

< Wp | aln
Wp > aln > Sali Berisha

Sali Ram Berisha (lindi me 15 tetor 1944) asht kryeministër i tashëm dhe ish-kryetar i Shqipnisë. Asht mjek kardiolog, profesor universitetar dhe hulumtues shkencor. Hyni në politikë si udhëheqës i opozitës antikomuniste që filloi në vitin 1989. Më 1992, u ba kryetari i parë i shtetit i zgjedhun demokratikisht dhe shërbeu deri kur dha dorëheqje më 1997. Asht edhe kryetar i Partisë Demokratike të Shqipnisë. Më 2005, kur partia e tij fitoi zgjedhjet parlamentare, ai u caktue kryeministër i vendit.

Sali Berisha

Jeta ene karriera e hershme

edit

Berisha u le në fshatin Viçidol të Tropojës, në kufi me Kosovën. Më 1967... ai maroj me rezultate t'shkëlqyme Fakultetin e Mjeksis n'Universitetin e Tirans. Ma vonë ai u specializu n'degën kardiologji dhe ma von u emru si asistent/profesor mjeksie në t'njejtin universitet dhe mjek kardiolog n'Spitalin e Përgjithshëm t'Tirans. Gjat viteve 1970, Sali Berisha u dallu për punën kërkimore n'fushën e kardiologjisë n'Shqipëri ene u emëru profesor kardiologjie n'Universitetin e Tirans. N'vitin 1978 ( nji mij e nantqind e shtatdhëjt e tet ) ai fitoj nji burs nan/t mujore nga UNESCO për studime t'avancume dhe trajnime n'Paris. Pas kthimit n'Shqipni, Berisha filloj nji program kërkimor për hemodinamikën qi tërhoqi vmenjen e shum kolegve evropian. N'vitin 1986 u zgjodh antar i Komitetit Evropian për Kërkime Mjeksore me qendër n'Kopenhagën, me t'cilin punoj për përpunimin e strategjive kërkimore shkencore “Shnet për t'tan”. Studimet shkencore ndërkomtare n'kardiologji t'z. Berisha ishin origjinale dhe t'ran/d/sishme ; ato u botun n'gazeta dhe revista mjeksore prestigjoze n'Evropën Perenimore. N'vitin 1989 ju dha titulli Profesor n'Universitetin e Tirans.

Ranja e komunizmit

edit

Mas vdekjes s'diktatorit komunist Enver Hoxha, Berisha shpresojte qi pasardhsi i tij Ramiz Alia do ta zbuste politikën e ashpër staliniste t'paraardhsit t'tij dhe dot inkurajonte ndryshimet. Por bashk me nji numër n'rritje t'intelektualve, studentve dhe t'rinjve puntor ai mbeti i zhgënjym kur kto shpresa nuk u realizun. N'vitin 1989 kur vendet e Evrops Lindore fillun me përmbys komunizmin Sali Berisha dhe mbshtetsit e tjer t'reformave dolën ma haptas n'thirrjet e tyne për nryshime n'Shqipni. N'tetor t'vitit 1989 në nji intervist me Televizionin Shqiptar t'kontrollum nga shteti ai i kërkoj regjimit t'filloj nji program t'gjer liberalizimi, por intervista e regjistrume nuk u transmetu n'televizion. N'gusht t'vitit 1990 në nji takim t'disa intelektualve shqiptar me Ramiz Alin, Berisha kërkoj lejimin e sistemit shumpartiak dhe ekonomin e tregut. Në nji artikull t'botum n'gazetën “Bashkimi” më 17 shtator 1990 Berisha dënoj ato qi ai i qujte ”reforma kozmetike” t'regjimit t'Alisë. Pa pluralizëm politik, theksojte ai, nuk mund t'ketë demokraci t'vërtet n'Shqipni. N'dhjetor t'vitit 1990 ai ju bashku që n'ditën e par demonstratave t'studentve t'cilat e detyrun regjimin t'lejonte sistemin shumpartiak. Me krijimin e partis s'parë anti-komuniste, Partis Demokratike, ai ishte nji nga drejtuest kryesor t'saj ene n'shkurt t'vitit 1991 ai u zgjodh kryetar i Partis Demokratike t'Shqipnis. Sali Berisha asht zgjedh deputet i parlamentit n'1991, 1992, 1997, 2001, 2005, 2009.

President 1992-1997

edit

Pas zgjedhjeve t'para t'lira n'Shqipni, Berisha u zgjodh President i Republiks me (e jo ë) 9 prill 1992. Gjat mandatit si President i Republiks s'Shqipnis, Shqipnia u hap naj perenimit ; ajo u ba (ose bo) antare e Kshillit t'Evrops n'vitin 1995 ; nënshkroj Marrveshjen për Paqe dhe Partneritet n'vitin 1993 dhe venosi bashkpunim t'ngusht me venet e BE-s dhe ShBA-n. T'gjitha ligjet e diktaturs komuniste u zavensun me ligje t'reja t'standarteve evropiane dhe u krijun institucione t'reja si Gjykata Kushtetuse e Shqipnis dhe Kshilli i Nalt i Drejtsis, qi nuk ekzistojshin ma përpara. N'zgjedhjet parlamentare t'radhës n'1996 pati akuza për manipulim nga PS, e me gjith protestat e opozits ene me thirrjen e bome (bame) nga Bashkimi Evropian e SHBA për përsritjen e tyne ato u injorun nga Berisha. Hala t'majtit vazhdojn me akuzu Berishën për manipulimin e zgjedhjeve t'1996. Ranja e piramidave n'fund t'vitit 1996 ene n'fillim t'vitit 1997 në t'cilat shqiptart humën miliona dollar, çoi n'demonstrata në t'cilat njerëzit akuzojshin qeverin për vjedhjen e pareve. Trazirat e krijume si rezultat i ksaj n'fillim t'vitit 1997 e detyrun Berishën t'dekretonte zgjedhjet e parakohshme n'qershor 1997. Kto zgjedhje u fitun nga opozita dhe mas ksaj Berisha dha dorheqjen si President.

N'opozit

edit

Ma von Berisha ri-zgjidhet Kryetar i Partis Demokratike dhe kët pozicion e mban që prej vitit 1997 e deri tashi, i rizgjedhun (rizgjedhëm) n'prill 2005. N'vitin pasus Berisha e fut Partin Demokratike n'koalicion me partit e qenrës s'djatht dhe n'zgjedhjet e përgjithshme politike t'mbajtme (tmajtuna) n'pes raunde n'periudhën qershor-gusht 2001 zgjidhet drejtus i koalicionit. Megjithse misioni vëzhgus nërkomtar OSBE/ODIHR i qujti kto zgjedhje t'manipulume, koalicioni fitoj 37 % t'votave.

Kryeministër i Shqipnis

edit

Me 3 korrik 2005, koalicioni prej pes partive t'qenrës s'djatht i drejtum nga Sali Berisha ja arriti me fitu nji mazhoranc prej 74 deputetsh prej 140 gjithsej n'Kuven dhe me 8 shtator 2005 me shumic prej 81 votash t'deputetëve zgjidhet Kryeministër i Shqipnis. Me 4 Prill 2009 Shqipnia u pranu si antare me t'drejta t'plota n'NATO. Kjo u arrit fal reformave t'kryme nga qeveria e z. Berisha. Me 28 Qershor 2009 u majtën zgjedhjet e radhs për parlamentin ku koalicioni i udhëheqëm prej Partis Demokratike fitoj 70 mandate prej 140 n'total. Duke pa kët situat kryetari i PD z. Sali Berisha thirri LSI-n n'koalicion, thirrje qi u pranu nga z. Ilir Meta. Qeveria e re do t'jet qeveria e integrimit t'Shqipnis n'Bashkimin Evropian. Sali Berisha asht i martum me Liri Berishen, e cila asht pediatre dhe kan dy fmij, nji vajz, Argitën, dhe nji djal, Shkëlzenin. Berisha zotron (zotnon) gjuhn angleze, franke, italiane, ruse dhe gjermane.

Shnim : Ky artikull bazohet mbi nendialektin e krahins s'Lumës, Kuks, qi asht nendialekti ma jugor i Gegnishtes Verilindore ( Kosov ).

edit