Wp/aln/Medauri

< Wp | aln
Wp > aln > Medauri

Ndër perënditë që meriton nji kujdes të posaqëm âsht Medauri, për të cilin kemi shënime prej Lambësisë së largët në Numidinë e Afrikës Veriore. Në nji faltore të këtij castrumi romak, nji ilir bujar i ka dedikue tempullit të Mark Aurelit dy mbishkrime për zotin Medaur. Në njânin prej tyne, i shkruem në vargje, Medauri âsht kualifikue si pajtor i qytetit ilir Risnium (Risan në Bokën e Kotorrit, Rhizoni antik), kala e njohtun ku âsht strehue Teuta mbas disfatës që pësoi prej romakëve. Prej mbishkrimit shohim se Medauri ishte i paraqitun me shtizë në dorë dhe në kalë. Disa shkencëtarë e identifikojnë me zotin ilir të mjekësisë, për arsye se besohej se faltorja ku janë gjetë dy mbshkrimet i ishte dedikue vetëm Eskulapit. Sipas përshkrimit që njâni mbishkrim jep për figurën e Medaurit, do të duhej të ishte nji zot lufte, mbrojtës i Risniumit, qyteti i lindjes së dedikuesit.