Ilirët qenë ndër banorët ma të lashtë të Gadishullit Ballkanik. Ata janë autoktonë. Kulturën, gjuhën dhe tiparet antropologjike ilirët i formuen në vendit e tyne, në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, aty ku shkrimtarët e lashtësisë i përmendin në veprat e tyne.
Truelli e zanafilla
editTrevat e shtrimjes e popullsisë ilire janë mjaft të gjana; ato përfshijnë krejt pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, që prej degëve të Danubit, lumejt Sava e Drava, në veri, e deri te Gjini i Ambrakisë (Prevezë) në jug, kurse në lindje deri në Moravë e Vardar. Grupe të veçanta të ilirëve janë vendosë edhe n'Italinë jugore. Kto janë fiset mesape dhe japige.
Emni etnik ilir shfaqet në veprat antike që në shek. V p.K., kurse emnat e disa fiseve ilire fillojnë e përmenden prej shek. XII nga Homeri. Po, koha e formimit t'etnosit ilir asht ma e lashtë.
Fillimet e origjinës ilire janë në mesin e mijëvjeçarit të dytë p.K., që nga periudha e bronzit të mesëm, kur filluen të formohen tiparet e etnike ilire. N'epokën e hekurit (mijëvjeçari i fundit p.K.) ilirët u formuen plotsisht, tue trashëgue nga epokat ma të hershme eneolitike dhe të bronzit tipare kulturore gjuhsore e antropologjike-etnike.
Teoria e vjetër që i bani ilirët t'ardhun nga Evropa Qendrore, në shekujt XII-XI p.K., asht rrëzue nga studimet e kryeme mbas Luftës e Dytë Botnore. Vetë fakti që varrimet me urna, karakteristike për popujt e Evropës Qendrore, nuk janë tipike për trevat e shtrimjes e ilirëve, po ndeshen vetëm në zona të kufizueme, të rralla, dëshmon kundër teorisë s'ardhjes s'ilirëve në Ballkan prej veriut.
Gjurmët e kulturave t'Evropës Qendrore, që ndeshen në Iliri, janë rezultat i kontakteve kulturore, tregtare e të lëvizjes e artizanëve të punimit të metaleve.
Fiset kryesore ilire
editNdër fiset ma të përmenduna ilire janë: taulantët, enkelejt, ardianët, dardanët, paionët, dalmatët, albanët, penestët, molosët, kaonët, thesprotët etj.
Taulantët. Banonin në zonën e Adriatikut, që nga lumi Vjosa, deri në prapatokën e Dyrrahut. Ky fis luejti nji rol shum të randësishëm në historinë ilire të shek. IV-III p.K., tue u vu në krye të shtetit ilir, të cilin e kishin krijue ma parë enkelejt. Në trevat e taulantëve ma vonë shfaqet fisi i albanëve dhe i parthinëve.
Enkelejt. Banonin në krahinat përreth liqenit të Ohrit. Ata krijuen dinastinë e parë të Mbretnisë Ilire, në fund të shek. V p.K. Nji nga qytetet e tyne kryesore ishte Enkelana. Pas shek. IV ana nuk përmenden ma. Në trevat e fisit të enkelejve përmenden edhe dasaretët. Enkelejt kanë qenë peshkatarë të zotë.
Dasaretët. Janë nji fis i madh në Ilirinë Juglindore. Njiheshin në lashtsi sidomos për prodhimin e drithnave të bukës. Nji nga qytetet ma të njohuna ishte Pelioni (qyteza në Selcë të Poshtme të Pogradecit). Qytet tjetër i madh i këtij fisi ishte edhe Antipatra (Berati).
Albanët. Banonin në prapatokën e qytetit të Dyrrahut. Kryeqendra e tyne ishte Albanopoli (Zgërdheshi i Krujës). Fisi i albanëve i dha emnin e vet shqiptarëve, gjatë mesjetës së hershme, kur ata njihen si albanë, arbën.
Ardianët. Fillimisht shtriheshin rreth gjinit të Rizonit dhe të lumit Neretva. Ardianët e shtrinë pushtetin e vet në të gjitha krahinat e tjera që ma parë ishin nën sundimin e taulantëve. Ardianët luajtën nji rol shum të madh në luftat kundër pushtuesve romakë, gjatë shek. III-II p.K., në kohën kur sundoi dinastia ardiane e Mbretnisë Ilire. Kryeqendra e ardianëve ishte Shkodra.
Dardanët. Ishin fisi ma i madh ilir që u vu në krye të Mbretnisë Dardane, në Ballkanin Qendror, kryesisht në Kosovë. Dy fise të tjera dardane të njohuna ishin thunatët dhe galabrët. Qyteti ma i randsishëm i dardanëve ka qenë Damastoi, i njohun si kryeqendër e nxjerrjes së metaleve. Dardanën përmendet si luftarë të fortë, xehetarë shum të mirë, blegtorë dhe tregtarë të njohun.
Paionët. Fise ilire që banonin në luginën e sipërme të Vardarit në kufi me dardanët, tue u shtri deri tek lumi Struma. Përmenden për herë të parë nga Homeri, si aleatë të trojanëve. Në gjysmën e parë të shek. IV paionët krijuen mbretninë e tyne, e cila u detyrue t’u bajë ballë për shum kohë sulmeve të maqedonasve. Paionët prenë në shek. IV-II p.K. monedhën e tyne prej argjendi.
Dalmatët. Banonin në brigjet e Adriatikut. Ishin blegtorë të njohun, shquheshin për punimin e llojeve të ndryshme të veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohun me emnin dalmatika në shekujt e parë u përdor edhe nga aristokracia romake, prej nga kaloi në veshje rituale kishtare. Qyteti ma i njohun ka qenë Delmini.
Penestët. Banonin në luginën e Drinit të Zi e përreth saj. Përmenden për herë të parë në vitet 170-169 p.K. Luejtën rol të randsishëm në Luftën e Tretë Ilire-Romake. Përfshiheshin në Mbretninë Ardiane. Kishin 14 qytete e kështjella, ndër të cilat përmenden Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenëse pranuen garnizone romake në qendrat e tyne, maqedonasit ua shkretuen vendin. Molosët. Janë nji nga tri fiset kryesore që banonin në qendër të Epirit antik dhe që luejtën nji rol shum të randsishëm drejtues në historinë e lindjes dhe të formimit të shtetit të Epirit.
Kaonët. Ky fis epriot kishte shtrimje të gjanë, që nga lumi Thyamios (sot lumi Kallama), deri në luginën e Drinosit, në Gjirokastër. Kryeqendra e kaonëve, Foinike (Finiqi i Sarandës), në shek. III p.K. u ba kryeqendra e gjithë shtetit të Epirit. Qytet tjetër i madh i kaonëve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirokastrës).
Thesprotët. Banonin në Epir, në jug të lumit të sotëm Kallama, deri në gjinin e Ambrakisë. Përmenden në shkrimet e lashta që nga shek. V p.K., si fis që sundoheshin nga dy kryetarë të zgjedhun çdo vit nga gjini i parisë.
Fise të tjera të njohuna janë edhe labianët përreth liqenit të Shkodrës, pirustët në Mirditë dhe parthinët në ultsinën bregdetare të Adriatikut.
Literatura
editBep Jubani, "Historia e popullit shqiptar për shkollat e mesme"; Libri Shkollor: Prishtinë, 2003; fq. 8-13