Wp/aln/Gjuha serbe

< Wp | aln
Wp > aln > Gjuha serbe

Gjuha serbe ose serbishtja asht nji prej versioneve standarde të gjuhës serbo-kroate-boshnjake. Përdoret prej serbëve në Serbi, Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi, Kosovë e vende tjera. Asht gjuhë zyrtare në vendet e përmenduna.

Asht pothuejse e njajta gjuhë me kroatishten e boshnjakishten, por ka drejtshkrim dhe emën të veçantë për shkaqe politike. Dikur, bashkë me kroatishten, njihej si zyrtarisht si gjuha serbo-kroate. Shkruhet me dy alfabete: latin dhe qirilik.